Posted on May 5, 2019

LDA Albania & Kosovo

THEMELOHET LDA PRESHEVA

Prishtinë, 3 Maj 2019

Në kryeqytetin e Kosovës, respektivisht në hapsirat e Kampusit Universitar të Prishtinës u mbajt Kuvendi themelues i degës së LDA Albania në Luginën e Preshevës, me të pranishmëm delegacionin e LDA-së nga Shqipëria, delegacioni nga Kosova dhe delegacioni nga Lugina e Preshevës të përbërë nga të rinjë profesionist dhe studentë.

Punimet e Kuvendit i udhëheqi kryesia e punës e përbërë nga Presidenti shoqatës z.Marilo Meta, CEO i LDA-së për Kosovën z.Qëndrim Hoxha dhe Bashkëpuntorja profesionale nga Tirana znjsh.Ina Tane. I pranishëm në këtë Kuvend ishte edhe Kryetari i Kuvendit të të Rinjëve të Kosovës z.Kastriot Luma me bashkëpuntor dhe të rinjë student nga Kosova e Presheva.

Delgatët, paraprakisht i kishin propozuar Bordit të LDA-së z.Sadriu Aliu për CEO, propozim ky që ishte miratur dhe dje zyrtarisht Presidenti Shoqatës z.Meta ja dorëzoi z.Aliu mandatin e CEO-së për LDA Preshevën.

CEO i LDA-së për Preshevë me të pranuar detyrën shpalosi programin e tij, emëroj kryesin e re me përbërje nga anëtarët Leotrim Edipi, Urtinë Ejupi, Ermira Hyseni dhe Linda Agushi.

LDA Presheva do ketë mbështetjen e plotë nga dega në Shqipëri dhe Kosovë dhe shumë shpejt edhe atje do regjistrohet si organizatë ndërkombëtare.
Get quote
Message sent. We'll get back to you soon.